Çmimi i naftës me shifra ne rritje/ Nisin lëvizjet e para nga...

Çmimi i naftës me shifra ne rritje/ Nisin lëvizjet e para nga shtetet europiane

301
SHPËRNDAJE

Çmimet e naftës u rritën me shifra të frikshme që nga pushtimi rus i Ukrainës javën e kaluar

Lufta gjithnjë e më e dhunshme e Rusisë kundër Ukrainës, duke detyruar më shumë se gjysmë milioni banorë të ikin, ka shkaktuar paqëndrueshmëri të madhe në tregjet e energjisë, pjesërisht për shkak se Rusia siguron 10 për qind të naftës në botë dhe më shumë se një të tretën e gazit natyror të Bashkimit Evropian.

Dënimet e fuqishme ekonomike të vendeve perëndimore në përgjigje të luftimeve kanë shkaktuar kraterin e rublës, duke shkaktuar shqetësime se Rusia mund të hakmerret duke frenuar ose ndërprerë furnizimet e saj me energji, ose se sanksionet mund të trembin blerësin.

Keshtu kanë nisur lëvizjet e para për t’i paraprirë një situate akoma më katastrofale me çmimet.

Qeveria irlandeze sapo ka ulur akcizën për karburantin për të zbutur goditjen e rritjes së çmimeve në vazhdën e luftës në Ukrainë.

Serbia deklaroi se nga nesër do të pezullohet eksporti i misrit, miellit, grurit dhe vajit.Greqia po ashtu prezantoi një paketë të tërë masash, mbështetje për bizneset dhe familjet në këto kohë krize.

Ndërsa shtetet janë vënë në lëvizje për të shmangur situatë akoma më kritike në ekonomi, çmimi i karburantit në vendin tone  kapi shifra rekord, pasi ditën e sotme 1 litër naftë u shit për 240 lekë të reja, ndërkohë që ekspertët thonë se rritja e çmimit mund të vazhdojë.

S'KA KOMENTE