Çmimi i kafes 120 lekë/ Braçe shpërthen keq ndaj shoqatës së bareve

Çmimi i kafes 120 lekë/ Braçe shpërthen keq ndaj shoqatës së bareve

279
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Erion Braçe ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj shoqatës së bareve dhe restoranteve, që kanë paralajmëruar rritjen e çmimit të kafes, deri në 120 lekë të reja.

Braçe i akuzon ata për spekulim, pasi sipas tij çmimi i kafes nga Janari, ka pasur një rritje të papërfillshme.

Sipas Braçes, kjo që po përpiqet që të bëhet është një zhatje e pastër.

Postimi i plotë i Braçes:

PO TURP A KENI? EDHE CMIMIN E NJE FILXHANI KAFEJE E RRITET? Nga janari e ketej, cmimi i nje kg kafe ardhur nga Italia, eshte rritur me 150 leke, vetem 150 leke;

Pra, ME 1.25 LEKE PER NJE FILXHAN KAFEJE, VETEM 1.25 LEKE! Nese e shisnit ne periferi te Tiranes me 50 leke nje filxhan kafeje, duhet ta shisni me 51.25 leke;

Nese e shisnit ne qender te Tiranes me 70 leke nhe filxhan kafeje, duhet ta shisni me 71.25 leke.

Cfare ka ndodhur me ju qe po e shisni filxhanin e kafese ne periferi me 70 leke e ne qender me 90 leke?

Ju eshte rritur edhe juve cmimi i hekurit, cimentos, betonit? Apo cmimi i vajit, orizit, sheqerit, miellit, makaronave, vezeve, pulave etj?

Zhvatje, asgje tjeter!

S'KA KOMENTE