Cilat janë gjykatat që do të mbyllen sipas hartes se re gjyqesore

Cilat janë gjykatat që do të mbyllen sipas hartes se re gjyqesore

218
SHPËRNDAJE

Javën e ardhshme Ministria e Drejtësisë pritet që të bëjë publike hartën e re gjyqësore, ku pritet të bëhet mbyllja e disa gjykatave dhe prokurorive.

Mësohet se gjykatat që do të mbyllen me propozim të KLGJ-së janë ajo e Matit, Laçit, Tropojës, Pukës dhe Përmetit, ndërkohë që rrjedhimisht mbyllen dhe prokuroritë që funksionojnë pranë tyre.

KLGJ ka kërkuar që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, për shkak të vakancave, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë, ndërkohë që Manja nuk pranoi që të komentonte nëse nga 3 Apele do të jenë vetëm 1.

Ishte ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili tha sot se harta pritet që të bëhet publike javën e ardhshme dhe synon që të jetë sa më pranë qytetarëve për tiu shërbyer atyre. 

Për shkak të vakancave në radhët e sistemit të drejtësisë, si pasojë e Vetingut, KLGJ kërkon me insistim që numri i gjykatave të ulet, por për Ministrinë e Drejtësisë me interes është edhe aksesi që kanë qytetarët në institucionet e drejtësisë.

Thënë më thjesht, në rast se mbyllet Gjykata e Laçit, qytetarët e kësaj zone do të jenë të detyruar që të zhvendosen drejt Lezhës për të ndjekur çështjet e tyre, çka do të shtonte më pas edhe kostot.

S'KA KOMENTE