Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyrë në Francë

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyrë në Francë

190
SHPËRNDAJE

Një çift nga Kosova është gjetur i vdekur në apartamentin e tyre në Epinal të Francës, raportojnë mediat franceze.

Sipas këtyre raportimeve, burri dhe gruaja janë sulmuar me thikë.

Raportohet se ata kanë qenë prindër të shtatë fëmijëve, katër prej të cilëve thuhet se ishin në apartment në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

“ Sipas një burimi policor, një çift nga Kosova është gjetur i vdekur, duke konfirmuar informacionin e Vosges Matin. Sipas elementeve të para, burri dhe gruaja janë vrarë me thika. Trupat e tyre u gjetën në banjën e banesës ku jetonin me shtatë fëmijët e tyre”, raporton mediumi France Bleu.

Deri tash nuk ka asnjë pistë për rastin, derisa thuhet se dëshmitë e fëmijëve do të jenë thelbësore për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë

S'KA KOMENTE