Çifti nga Vlora u gjet i copëtuar brenda valixheve

Çifti nga Vlora u gjet i copëtuar brenda valixheve

1243
SHPËRNDAJE

Detaje të reja zbardhen nga krimi horror në Itali, ku u gjetën dy trupa të copëtuar dhe të futur në tre valixhe, dhe që dyshohet se i përkisnin një çifti shqiptar. Mediet italiane raportojnë sot se policia është vendosur në kërkim të një valixheje të katërt, pasi mungojnë disa pjesë të trupave të viktimave.

Mediat shkruajnë se së pari është gjetur një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj një tjetër me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj. Ndërkohë, policia italiane thekson se mungojnë gjymtyrët e poshtme të burrit dhe për këtë arsye ka nisur kontrollet me qen të specializuar në të gjithë zonën e Firenzes.

Është konfirmuar nëpërmjet AND-së se kufoma e gjetur në 3 valixhet e para është e shtetasit Shpëtim Pasho. Mediat italiane bëjnë me dije se është gjetur dhe valixhja e katërt me pjesët e mbetura të tupave të viktimave.

Ndërkohë, ka dalë dhe autopsia e gruas, ku thuhet se është rrahur barbarisht, pasi kishte shumë hematoma në fytyrë dhe shumë kocka të thyera.
Dyshohet se kufoma e dytë është e gruas së Shpëtimit, shtetases Teuta Pasho, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga organet ligjzbatuese në Itali pasi pritet rezultatet e provave shkencore.

Kufomat u gjetën ditën e djeshme në zonën midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Solliçiano, ku autoritetet italiane dyshojnë se bëhet fjalë për trupat e çiftit shqiptar nga Vlora Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë në Castelfiorentino më 2 nëntor 2015.

S'KA KOMENTE