Cfare po ndodh ne Fier?!Pse po ikin te rinjte?!

Cfare po ndodh ne Fier?!Pse po ikin te rinjte?!

1368
SHPËRNDAJE

Cdo dite fieraket po mesojne  se ne kete qytet po largohen ne emigrim jashte vendit me dhjetra e dhjetra familje, te rinje , gra e vajza.Ne biseda mesojne se dikush u largua dhe dikujt i mungon shoku apo te aferm qe largohen nga Fieri dhe nga Shqiperia.

Eksodi po ndodh perseri me te rinjte e papune por edhe familje te cilat largohen apo rikthehen ne vendet ku kane emigruar vite me pare pasi jane zhgenjyer me vitet qe kaluan ketu

Sipas nje anketimi, ne Agjencite e udhetimeve ne Fier si dhe perkthyes dhe noter ,mesohet se ka largimi masiv te te rinjeve drejt vendeve te bashkimit Europian kryesisht Gjermania , Italia , Franca ,Austri , Zvicer deri dhe ne vendet e largeta si Afrika dhe Australia, Dubai dhe Koreja.

Cdo dite kryejne dokumentacionin ( perkthime,noterizime )mbi 50 -100 persona te cilet duan te largohen jashte vendit.Jane te rinje , gra e vajza por edhe mosha te ndryshme. Edhe ne agjencite e udhetimeve pohojne se ka blerje te shumta te biletave pa rikthim dhe qe deshmojne edhe qellimin e largimit

 

Ne nje vezhgim te kryer ne kete vit ne Fier shume biznese kane ulur qepenat . Sipas te dhenave zyrtare jane mbyllur me shume se 112 biznese dhe 285 te tjera rezultojne te jene ne proces mbyllje pasi jane debitore ndaj organeve tatimore.

Kjo tregon situaten e rende ekonomike qe kalon biznesi si dhe komuniteti.Ne 7 vitet e fundit cmimi i mallrave ne treg nuk eshte indeksuar me rritje te pagava duke sjelle edhe nje reaksion zinxhir ne ekonomi duke reduktuar blerjet dhe konsumin per familjet fierake dhe me pak xhiro dhe renien e ekonomise edhe per bizneset.

Edhe sektori i ndertimit ka pesuar nje tkurrje .Ne  keto 7 vite te fundit ne Fier jane te pakta lejet e ndertimit jo vetem te pallateve shume katesh por edhe ne banesat e komunitetit duke ulur ne kete menyre mundesine e punesimit por duke treguar edhe situaten ekonomike

Një tjeter arsye kryesore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre, me përjashtim të një lufte civile, është korrupsioni. Njerëzit e braktisin shoqërinë, kur ajo nuk është një shoqëri e bazuar mbi meritat.”

Fenomeni i korrupsionit është i gjithëpranishëm, e permendur se fundmi per Shqiperine edhe nga Transparency International

S'KA KOMENTE