Çështja McGonigal, Balla : Nuk ka lidhje me Shqipërinë, opozita po përpiqet...

Çështja McGonigal, Balla : Nuk ka lidhje me Shqipërinë, opozita po përpiqet të zbeh hetimet për “21 janarin” dhe “Gërdecin”

28
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla nga Fieri është ndalur në disa çështje të rëndësishme të politikes shqiptare mes te cilave edhe çeshtja McGonigal, që sipas tij është nje fshehje pas gishti nga ana e opozites per tema të rëndësishme si 21 janari dhe dosja “Gërdeci”

Sipas Balles edhe protesta e thirrur nga opozita është gishti që opozita përdor për të fshehur të vërtetën

Nuk është çështje për Shqipërinë, se nuk ka asnjë lloj akuze apo gjetje që përfshin qoftë edhe një autoritet të vetëm shqiptar, flas këtu edhe për kryeministrin Edi Rama.

Nuk ka asnjë cështje që ta lidhi cështjen McGonigal me kryeministrin Edi Rama, përpjekja e PD për të ndërlidhur hallin e vetë të parave ruse, për ti shpëtuar këtij fakti, po mundohen ti marrin për të formuluar një lloj alibie për ti shpëtuar akuzës së tyre.

Qytetarët shqiptarë, nuk i marrin dot për budallenj as Saliu, as kopjet e tij. Të zbehesh hetimet për 21 janarin, aktet e SPAK, për Gërdecin me një cështje nuk është për Shqipërinë“- ka thënë ndër të tjera Balla për gazetarët.

Ndërkohë Balla ka lënë në dorë të drejtësisë vendimin e dhënë nga GJKKO për kreun e bashkise se Mallakastres Qerim Ismailaj dhe arrestimin e ish zyrtares  së lartë të Kryeministrise Alda Klosi

Balla është ndalur ne Fier ku ka zhvilluar inspektime ne disa rruge e projekte te tjera që janë duke u zbatuar në qytet dhe në njësitë administrative.

S'KA KOMENTE