Celibashi:Ja sa qytetarë do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet...

Celibashi:Ja sa qytetarë do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit

55
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë me dije se në zgjedhjet e 25 prillit do të votojn për herë të parë 107.024 qytetarë.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i shqiptarëve që kanë të drejtë vote në 25 prill është 3 milion e 588 mijë e 869, nga të cilët 50.5% janë meshkuj dhe 49.5% femra.

“107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë në #25prill2021.

KQZ mbështet CoE Office in Albania dhe Akademia e Studimeve Politike në fushatën informuese për të rinjtë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Celibashi.

S'KA KOMENTE