Celibashi sqaron zgjedhësit se kur quhet vota e pavlefshme

Celibashi sqaron zgjedhësit se kur quhet vota e pavlefshme

195
SHPËRNDAJE

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka sqaruar të gjitha situatat se kur fleta e votuesit quhet ose jo e pavlefshme.

Ai ka thënë se nuk mund të votohet një parti dhe kandidati i një partie tjetër, pasi në këtë rast fleta është e pavlefshme.

Nga ana tjetër, nëse votohet vetëm kandidati dhe jo partia, atëherë vota merret e vlefshme edhe për partinë.

“Nuk do të ketë emra në ketë fletë votimi. Numrat në këtë fletë votimi tregojnë numrat sipas atyre që ka sjellë partia. Votuesit përpara se të shkojnë për të votuar duhet ta kenë shumë të qartë numrin që duhet të votojë.

Do ketë edhe fletëpalosje se çfarë numri ka secili ka do të jetë numri i kandidatëve. Nëse ndonjë nga votuesit do të kufizohet se cili është kandidati që do të votojë, ndo të ketë edhe një fletëpalosje te dhoma e fshehtë e votimit ku mund ta shohë.

Një votues mund të zgjedhë partinë dhe kandidatin e kësaj partie. Nuk mund të zgjedhë një parti dhe një kandidat brenda një partie tjetër.

Pra, votimi duhet të jetë brenda një partie.  Edhe nëse zgjedh vetëm partinë dhe jo kandidatin, fleta e votimit është prapë e vlefshme. Fleta është prapë e vlefshme edhe nëse zgjedh vetëm një kandidat dhe nuk zgjedh partinë.

Nëse voton kandidatin, njëkohësisht numërohet edhe për partinë. Nuk mund të zgjedhësh dy kandidatë të ndryshëm, apo dy parti të ndryshme”,- tha Celibashi.

S'KA KOMENTE