Çantë e dyshimtë , policia rrethon zonën, forcat xheniere nuk konstatojnë material...

Çantë e dyshimtë , policia rrethon zonën, forcat xheniere nuk konstatojnë material të rrezikshëm

34
SHPËRNDAJE

Një çantë e dyshimtë është gjetur këtë paradite në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Tiranë.

Mesohet se çanta ndodhet në trotuar. 

Nuk dihet ende çfarë ka brenda çantës, por është njoftuar menjëherë policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. 

forcat xheniere nuk kanë konstatuar material të rrezikshëm, por dyshohet të jetë një çantë e harruar.

Njoftimi i policise: 

Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.

Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme.

Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur.

S'KA KOMENTE