Çahet në mes shtëpia nga rrëshqitjet e dherave

Çahet në mes shtëpia nga rrëshqitjet e dherave

282
SHPËRNDAJE

Në Lezhë shirat e pandërprerë kanë sjellë dhe rrëshqitje dherash duke rrezikuar shumë banesa. 

Shumë prej banorëve janë shpërngulur pasi shtëpitë e tyre janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të shembjes. 

Kjo dukuri është me e theksuar në fshatin Kashnjet ndaj shumë banorë kanë braktisur banesat e tyre dhe kanë lëshuar alarmin për ndihmë.

Raportohet se një banesë është çarë në dysh për shkak të rrëshqitjes së tokës në fshatin Sukaxhi.

Banesa e Pjeter Ndue Fizit është dëmtuar krejtësisht ndaj ai së bashku me familjarët e kanë braktisur duke kërkuar strehim tek familjarët e tij.

Banorët thonë se nga ana e organeve ende nuk ka asnjë ndihmë.

S'KA KOMENTE