Burri vret gruan shqiptare në Zvicër,në sy të fëmijëve!

Burri vret gruan shqiptare në Zvicër,në sy të fëmijëve!

127
SHPËRNDAJE

Vrasja e gruas shqiptare në Zvicër ka ndodhur në prani të fëmijëve. Shqiptarja u gjet e pajetë ditën e djeshme në Rappersëil-Jona SG në orën 03.20. Ishte shqiptari nga Kosova i cili raportoi në qendrën e thirrjeve të urgjencës kantonale të St. Gallen në Zvicër se kishte lënduar rëndë gruan e tij. Patrulla e policisë bëri të mundur më pas arrestimin e tij.

Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë, që jetonin në të njëjtën familje. Fëmijët nuk kanë pësuar lëndime dhe po përkujdeseshin nga familjarët.

Ndërkohë, banorët e ndërtesës ku ndodhi krimi janë të shokuar. “Këtu jetojnë kaq shumë familje me fëmijë. Nuk do ta kisha menduar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte këtu”, thotë një banore. “Është një tronditje e vërtetë për të gjithë ne”, thonë ata.

S'KA KOMENTE