Burri rrëfehet pas ngjarjes së tmerrshme ne Greqi:Grabitësit vunë armën tek foshnja...

Burri rrëfehet pas ngjarjes së tmerrshme ne Greqi:Grabitësit vunë armën tek foshnja dhe mbytën bashkëshorten me pantallona

763
SHPËRNDAJE

Burri i 20-vjeçares me shtetësi britanike, që mbeti e vrarë pas grabitjes nga disa persona të maskuar, ka rrëfyer tmerrin që ka kaluar familja e tij nga hajdutët vrasës.

Charalambos Anagnostopoulos, 33-vjeçari që punonte si pilot helikopteri, ishte duke fjetur me bashkëshorten Caroline Crouch, një studente 20-vjeçare dhe me vajzën e tyre 11-muajshe, kur disa persona të maskuar hynë në banesë rreth orës 5 të mëngjesit.

Anagnostopulos i tha policisë se grabitësit ishin të maskuar dhe armatosur me pistoleta. Ata në fillim lidhën burrin në dysheme dhe më pas lidhën Caroline-n në shtrat, e nisën që të kërkojnë paratë. I riu deklaroi se kishte një shumë të madhe parash në banesë, për shkak se kohët e fundit familja kishte shitur një tokë dhe se do paguheshin punëtorët që po riparonin banesën.

Anagnostopoulos deklaroi se iu tregoi hajdutëve se ku ishin paratë, për të ndaluar torturën që ata po i bënin bashkëshortes. Mirëpo, hajdutët kërkuan më tepër para e bizhuteri, e presioni po rritej, duke i vënë pistoletën në kokë foshnjës. Sipas 33-vjeçarit, grabitësit e mbytën bashkëshorten e tij me një palë pantallona.

“Kam dëgjuar gruan time që bërtiste për ndihmë të lidhur në shtrat ndërsa unë isha i lidhur në dysheme. Foshnja po qante, gruaja ime po thërriste për ndihmë, ndërsa hajdutët po kërkonin në shtëpi për të gjetur më shumë para dhe bizhuteri. Papritmas ata u larguan nga dhoma dhe unë nuk mund ta dëgjoja më zërin e gruas sime”- tha ai.

Shpërblim 300 mijë euro kush jep identitetin e autorëve

Polica greke ka vënë në dispozicion një shumë prej 300 000 euro, si shpërblim për arrestimin e autorëve që vranë barbarisht 20-vjeçaren.

Hetimet janë ndarë në disa pista, ndërsa policia dyshon se autorët mund ta kenë ditur se familja ka shitur tokë kohët e fundit dhe se kishin para në banesë.

Një krim i tmerrshëm

Përfaqësuesi i Mjekësisë Ligjore, Grigoris Leon , e përshkroi krimin si të neveritshëm, duke vënë në dukje se autorët ishin të vendosur të vrisnin këdo që reagonte ndaj tyre dhe vrau së pari qenin që leh dhe më pas nënën 20-vjeçare që filloi të bërtiste dhe qarë nga kërcënimet.

Avokati i familjes së viktimës, Spyros Dimitriou, vuri në dukje se ky nuk është një krim i paprecedent, pasi shumë incidente të ngjashme kanë ndodhur vitet e fundit.

S'KA KOMENTE