Burrë e grua transformuan magazinën në ‘shtëpi bari’, shpallet në kërkim 46-vjeçari

Burrë e grua transformuan magazinën në ‘shtëpi bari’, shpallet në kërkim 46-vjeçari

674
SHPËRNDAJE


Komisariati i Policisë Nr. 7 ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Marikaj 2” për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi K. K., 46 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 44 vjeçe, të dy banues në Marikaj.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Sh., 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë kontrollit të një ambienti (magazinë), në përdorim nga shtetasi K. K., shërbimet e Policisë kanë evidentuar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të pajisjeve të ndryshme elektrike që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE