Bundestagu gjerman voton “PO” hapjes së negociatave me Shqipërinë

Bundestagu gjerman voton “PO” hapjes së negociatave me Shqipërinë

129
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar para pak minutash votimi në Bundestagun gjerman për rezolutën e grupimeve CDU/CSU dhe SPD për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Rezoluta eshte miratuar me 350 vota pro, 188 kundër dhe 16 abstenim. Siç dihet ajo propozon çeljen e negociatave për vendin tonë pasi të realizohen 9 kushte. Rezoluta është mbrojtur nga deputeti i CDU, Florian Hahn.

Kundër saj janë shprehur radikalët e “Aleanca për Gjermaninë” ndërsa “Të gjelbrit” thanë se kushtet ishin mjaft të rënda për Shqipërinë. Me shumicë votash u rrëzuan amendamentet e AFD dhe FDP.

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut është vendosur çelje e negociatave pa kushte. Vendimi Bundestagut është detyrues për qeverinë gjermane në tavolinën e 28 vendeve anëtare që do të mbahet në 18 tetor.

S'KA KOMENTE