Britania deporton 11 shqiptarë në Tiranë, Daily Mail: Kriminelët kthehen në Shqipëri

Britania deporton 11 shqiptarë në Tiranë, Daily Mail: Kriminelët kthehen në Shqipëri

44
SHPËRNDAJE

Njëmbëdhjetë shqiptarë të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafikim droge dhe qëndrim të paligjshëm në Britani u deportuan javën e kaluar drejt Shqipërisë.
Të rrethuar nga rojet kufitare britanike dhe zyrtarë të migracionit, 11 shqiptarët e dënuar zbritën javën e kalbura në aeroportin e Rinasit, shkruan Daily Mail.

Fotot e para nga fluturimet që kthyen kriminelët në Shqipëri”, ky është titulli i medies britanike për shqiptarët e deportuar drejt Tiranës.

Grupi i shqiptarëve shoqërohej në avion nga 30 britanikë, të cilët ishin vendosur nga autoritetet vendase për tu siguruar që të depërtuarit të mos arratiseshin kur të mbërrinin në Shqipëri. Në këtë fluturim, ishte një person, i dënuar për krime të ndryshme në fushën e drogës, ndërsa të tjerët ishin persona të cilët kishin kaluar kanalin e “La Manshit” në mënyrë ilegale.

Në mbërritje në aeroportin e Rinasit, ata u morën me një autobus nga Policia e Shtetit, ku iu morën shenjat e gishtave dhe më pas dokumentet e identifikimit.

Atyre iu vendos edhe ekspulsi 3-vjeçar në drejtim të zonave të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen.

Më datë 1 dhjetor u bë një tjetër udhëtim nga Britania e Madhe në drejtim të Tiranës, ku u depërtuan 26 shtetas shqiptarë. Mes tyre ishte edhe shtetasi Jorgen Bami, i dënuar me 27 muaj burg, pasi u kap në një fermë kanabisi me 250 rrënjë, me vlerë 147 mijë paund.Ndër të tjera në depërtimin e 1 dhjetorit ishte edhe 25-vjeçari, Arben Rekaj, i cili është shpallur fajtor nga drejtësia britanike për kultivimin e 99 bimëve kanabis me vlerë 48 mijë paund . Më poshtë fotot nga mbërritja në Rinas të 11 shqiptarëve që u depërtuan të enjten e kaluar nga Britania në Shqipëri.

S'KA KOMENTE