Reshjet e mëdha të shiut dhe breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në fshatin Stëblevë të Librazhdit
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar pamje të tokave të mbuluara me breshër.

Ai shprehet se ka komunikuar me Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe është ngritur një grup pune për verifikimin e dëmeve dhe mbështetjen e bujqve të dëmtuar.
Kam komunikuar me Ministren e Bujqësisë Frida Krifca e cila në mënyrë të menjëhershme ka ngritur një grup pune për verifikimin e dëmeve dhe mbështetjen e bujqëve të dëmtuar”, sipas Ballës.
