Breshëri arme në drejtim të nje banese , arrestohet autori. Në pranga...

Breshëri arme në drejtim të nje banese , arrestohet autori. Në pranga dhe dy persona të tjerë

625
SHPËRNDAJE

3 persona janë arrestuar nga ana e Policisë gjatë orëve të fundit në Tiranë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë vrasjen e mbetur në tentativë, drogën dhe vjedhjen.

Po ashtu një 27-vjeçar është shpallur në kërkim, për shkak se ka goditur me sende të forta një person në zonën e rrugës së Kosovarëve.

Policia e Tiranës bën me dije po ashtu se në fshatin Arbanë, në ambientet e zyrës së një kompanie, është vjedhur një sasi lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes, ndërsa nuk dihet ende sasi e parave që ka marrë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. G., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje” e mbetur në tentativë “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike” pasi me datë 20.03.2021, në rrugën “Shaban Bardhoshi”  ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të baneses së shtetasit A. K.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 27 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë sende me vlerë në banesën e shtetasit E. E.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Sh., 29 vjeç, në rrugën e Kavajës, nga kontrolli i ushtruar  nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas qarkullonte  iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Më datë 22.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F. B., 27 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër (punohet për identifikimin e tij) në rrugën e Kosovarëve, kanë goditur me sende të forta shtetasin D. T., 26 vjeç.

Më datë 23.04.2021, në fshatin Arbane, në ambientet e zyrës së një kompanie, është vjedhur një sasi lekësh Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

S'KA KOMENTE