Brenda “BMW-së” se djegur ,gjenden 3 armë zjarri

Brenda “BMW-së” se djegur ,gjenden 3 armë zjarri

1347
SHPËRNDAJE

Një automjet është gjetur i djegur në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të Frakullës së Madhe, vetëm pak minuta pasi ndodhi atentati në fshatin Panaja të Vlorës, ku janë shënuar dy viktima dhe një i plagosur.

Automjeti i gjetur në vendin e quajtur “Cerven” dyshohet të jetë ai i autorëve të ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku makina tip “Ford” u qëllua nga dy qitës në një automjet që ecte paralel me ta.

Mësohet se makina e djegur është në një prej daljeve të rrugës, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta police dhe zjarrfikësja.

Mjeti i dyshuar si i përfshirë në atentat është tip “BMW” dhe pa targa. Mësohet se kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë lajmëruar policinë, ndërsa brenda mjetit të djegur është gjetur tre armë zjarri.

Ndërkohë, bëhet me dije se autorët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, dhe më pas i janë afruar paralel duke qëlluar me breshëri rreth 60 plumba. Pas plumbave të marra, makina e viktimave përfundoi në kanal.

S'KA KOMENTE