Zuckerberg pjesë e qeverisë së Donald Trump

Zuckerberg pjesë e qeverisë së Donald Trump

25
SHPËRNDAJE

Themeluesi i “Facebook” Mark Zuckerberg ka menduar t’i futet politikës dhe do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, sipas dokumenteve ligjore të marra nga “Bloomberg”.

Dokumentet janë pjesë e një padie nga aksionarët e “Facebook” kundër bordit, i cili është akuzuar se nuk përfaqëson më interesat e investitorëve, duke rënë dakord për planin e propozuar nga Zuckerberg, raporton “International Business Times”.
Në padinë në fjalë, nuk është zbuluar se cfar roli do të ketë Zuckerberg në administratën e re. Nëse ai do të shkojë në qeveri, me siguri do të punojë me bashkë-themeluesin dhe anëtarin e bordit të “Facebook” Peter Thiel. Thiel është aktualisht pjesë e ekipit të tranzicionit të Presidenti të zgjedhur Donald Trump, citon “SYRI.net” International Business Times-in.

Themeluesi i gjigantit Facebook, i cili mban shumicën e aksioneve, dëshiron të jetë në gjendje të shesë aksionet për të financuar përpjekjet e tij filantropike, por pa humbur kontrollin e kompanisë. Zuckerberg propozoi krijimin e një klase të re të aksionesh për veten e tij, sic tregojnë edhe dokumentet, dhe komiteti përfundoi duke rënë dakord me planin e tij.

Anëtari i bordit të “Facebook”, Erskine Boeles, i cili është edhe shef i stafit të ish-presidentit Bill Klinton, tha se ishte “i shqetësuar për kërkesat e Zuckerberg për shërbyer dy vjet në qeveri, pa humbur kontrollin e Facebook.”Ato do të duken veçanërisht të papërgjegjshme ” , ka thënë ai

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.