Video/Grindje te ashpra ne Parlamentin Turk

Video/Grindje te ashpra ne Parlamentin Turk

51
SHPËRNDAJE

Një ngjarje pazakontë ka ndodhur të shtunën në Parlamentin turk, ku deputetët e partisë në pushtet dhe ata opozitarë janë grindur ashpër aq sa kane gjuajtur me shishe plastike.
“Hurriyet” raporton se komisioni për rishikimin e kushtetutës turke në Parlament po diskutonte rreth neneve që e kthejnë Turqinë nga një Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale.
Tensioni në komisionin parlamentar u rrit së tepërmi kur kryetari Mustafa Sentop i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila ndodhet në pushtet që prej vitit 2002, nuk i dha fjalën për diskutim nënkryetarit të grupit parlamentar të Partisë Republikane Popullore (CHP) Engin Altay.
Sentop tha se aq diskutime mbi ndryshimet kushtetuese ishin të mjaftueshme, ndërsa opozitarët këmbëngulnin se kishin folur vetëm 20 deputetë nga 140 që ishin regjistruar për të folur. “Mos u bëni bandit. Dua fjalën,” iu drejtua Atalay kryetarit të komisionit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.