Ndërron jetë ylli i muzikës botërore, George Michael

Ndërron jetë ylli i muzikës botërore, George Michael

30
SHPËRNDAJE

Legjenda e muzikës, këngëtari George Michael ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e tij.
Lajmi është konfirmuar nga agjenti i këngëtarit të famshëm.
“Ai ka vdekur në mënyrë të qetë në shtëpinë e tij, ndërsa vuante nga pneumonia”, është shprehur për median agjenti i këngëtarit George Michael.
Lajmi është konfirmuar nga media britanike që i janë referuar BBC

Familjarët e të ndierit Geroge Michael pas njoftimit se djali i tyre kishte ndërruar jetë, janë shprehur se nuk do të bëjë komente të mëtejshme dhe kërkojnë që të respektohen në këto kohë të vështira.
“Me pikëllim të madh, ne mund të konfirmojë se djali ynë i dashur, vëllai dhe miku George, vdiq paqësisht në shtëpi gjatë periudhës së Krishtlindjeve.
Familja do të kërkojë që privatësia e tyre të respektohet në këtë kohë të vështirë dhe emocionale.
Nuk do të ketë asnjë koment më tej në këtë fazë”, thuhej në njoftimin e familjarëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.