Vazhdojnë protestat në Francë

Vazhdojnë protestat në Francë

47
SHPËRNDAJE

Në kuadër të protestave që vazhdojnë prej rreth 3 muajsh, dje u zhvillua protesta e 8-të më e madhe.

Sipas policisë në protesta morën pjesë 153 mijë vetë, ndërsa sipas sindikatave, rreth 300 mijë vetë morën pjesë në protesta.

Veçanërisht në kryeqytetin Paris, qytet Bordo dhe Nantes pati përplasje ndërmjet policisë dhe protestuesve.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba plastikë ndaj protestuesve.

Ministria e brendshme deklaroi se gjatë këtyre ngjarjeve janë arrestuar 77 persona, 36 prej tyre në Paris, ndërkohë që 15 policë kanë mbetur të plagosur.

Ndërkaq vazhdon edhe vala e grevave të filluara nga sindikatat kundër projektligjit të punës.

Grevat janë shtrirë në rafineritë e naftës, centralet bërthamore, portet dhe transport duke bërë që jeta në vend të paralizohet.

Sindikatat kanë ngritur barrikada në rafineritë e naftës duke penguar transportin e naftës në pikat e karburantit në vend.

Ndërkohë që banorët janë të pakënaqur ka radhët e gjata të automobilave në pikat e karburantit, anulimi i udhëtimit me tren Paris-Bordo shkaktoi shqetësim tek pasagjerët.

Për shkak të shqetësimit të naftës në vend, prej 5 ditësh përdoren rezervat strategjike të vendit duke siguruar naftë për pikat e karburantit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.