Valë e re e emigrantëve në Greqi

Valë e re e emigrantëve në Greqi

39
SHPËRNDAJE

Pavarësisht marrëveshjes BE-Turqi për të frenuar valën e refugjatëve dhe emigrantëve, këta të fundit vazhdimisht po mbërrijnë në Greqi përmes Turqisë. Rojet bregdetare greke shpëtuan rreth 187 emigrantë në ishullin Lesbos të Greqisë.

Në mesin e tyre kishte shumë gra me fëmijë të vegjël në krahë që po prisnin ndihmën e vullnetarëve. Refugjatët u dërguan në Qendrën e strehimit “Moria”, që tashmë njihet si qendra ku duhet aplikuar për azil. Sipas autoriteteve greke mbi 3 mijë persona për momentin po qëndrojnë në këtë qendër.

Atyre, të cilëve do tu mohohet e drejta për azil do të kthehen sërish në Turqi, në bazë të marrëveshjes së re, e cila hyri në fuqi një ditë më parë kur 202 emigrantë u depërtuan nga ishujt grekë të Kios dhe Lesbos.

Por, ndërsa ata po largoheshin, shumë emigrantë po mbërrijnë përmes detit Egje. Sipas marrëveshjes, Turqia do të pranojë të gjithë emigrantët, përfshirë edhe ata sirianë, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Greqi, ndërsa në këmbim BE-ja do marrë mijëra refugjatë sirianë direkt nga Turqia të cilët i kanë përmbushur procedurat e azil kërkimit.

Pas mbylljes së kufijve në Ballkan dhe Bashkimin Evropian, më shumë 50 mijë emigrantë po qëndrojnë në Greqi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.