Ushtarët irakian foto me xhihadistin e ISIS-it te varur

Ushtarët irakian foto me xhihadistin e ISIS-it te varur

75
SHPËRNDAJE

Forcat Speciale irakiane raportohet të kenë bërë fotografi pranë një trupi të varur të një prej luftëtarëve të Shtetit Islamik në Mosul ndërkohë që po përballen me një rezistencë të ashpër nga militantët.


Ushtarët janë fotografuar duke qëndruar pranë xhihadistit të vdekur gjatë betejës për marrjen e kontrollit të qytetit, fortesës së fundit të Shtetit Islamik në Irak.


Në një prej imazheve duket ushtari irakian i kthyer përballë dhe prapa tij, militanti i varur kokë poshtë në një shtyllë dritash ku duket se i kanë lidhur këmbët me telat elektrik.
Trupat e mbështetur nga forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja, u zhvendosën në lagjet Muahrabeen dhe Ulema.


Ata kanë çliruar disa prej lagjeve më të njohura të zonës. Nga shpërthimet kamikaze të ditëve të fundit, kanë vdekur 3 policë dhe u plagosën 4 të tjerë./Reuter

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.