Tusk: Britanikë, rrini me ne, kemi nevojë për ju!

Tusk: Britanikë, rrini me ne, kemi nevojë për ju!

74
SHPËRNDAJE

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk u bëri thirrje sot qytetarëve britanikë që të votojnë në referendumin e kësaj jave në favor të qëndrimit në Bashkimin Evropian duke paralajmëruar se një rezultat i kundërt, i ashtuquajturi Brexit, do të kërcënonte me shpërbërje të të gjithë bllokut.

“Do të doja t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve britanikë nga ana e pothuajse të gjithë evropianëve dhe liderëve evropianë, rrini me ne, kemi nevojë për ju”, deklaroi Tusk në Lisbonë, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Portugalisë Antonio Costa.

“Pa ju, jo vetëm Evropa, por i gjithë komuniteti perëndimor dhe transatlantik do të bëhët më i dobet”, shtoi Tusk duke paralajmëruar se një votim i Britanisë se Madhe në favor të daljes nga BE-ja mund të jetë “hapi i parë i një procesi të shpërbërjes së Bashkimit Evropian”.

“Ka dhe më shumë shenja pakënaqësie në Bashkimin Evropian, të cilat vijnë nga gjithë Evropa, jo vetëm nga Britania e Madhe”,theksoi Tusk duke shtuar se mosmarrja parasysh e mesazhit të dërguar nga referendumi në Britani, do të ishte diçka e pamend nga ana e bllokut.

“Nuk kam asnjë dyshim se armiqtë tanë, si të jashtëm ashtu dhe të brendshëm, do të hapin një shampanjë nëse rezultati i referendumit është negativ për ne”, tha presidenti i BE-së.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.