Turqia pergatit rrezimin e Assadit

Turqia pergatit rrezimin e Assadit

50
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Siri, duke e përshkruar situatën në qytetin Alepo si kritike.
Duke folur në një konferencë në Bejrut, Cavusoglu tha se presidenti sirian, Bashar al-Assad, është përgjegjës për 600,000 vdekje dhe si i tillë, nuk mund të udhëheqë vendin.
“Ne e kemi mbështetur regjimin e Assadit përpara se ai të niste të vriste njerëzit e tij. Këtë e kemi bërë për kohë të gjatë. Por, në këtë fazë, duhet të jemi realë. Personi që vret 600,000 njerëz nuk duhet të udhëheqë asnjë vend”, tha Cavusoglu.
Theksojmë se Turqia, vend anëtar në NATO, mbështet rebelët që luftojnë kundër Assadit.
Para disa ditesh, Erdogani tha se Turqia nuk mund të “durojë” vrasjen e civilëve dhe se do të ndërhynte në Siri për t’i cliruar.
“Ne kemi hyrë në Siri për t’i dhënë fund sundimit të tiranit al-Assad që po terrorizon shtetin. Ne nuk hymë për ndonjë arsye tjetër”, tha Presidenti turk në një fjalim parlamentar, i cituar nga përditshmja “Hyrriet”,
Erdogan tha se Turqia nuk ka pretendime territoriale në Siri, por në vend të kësaj do t’ia dorëzojë pushtetin popullsisë siriane, duke shtuar se Ankaraja kërkon të rivendosë “drejtësisë.” /SYRI.net/ 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.