Turqia ndërmori operacione kunder DAESH

Turqia ndërmori operacione kunder DAESH

26
SHPËRNDAJE

Si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme nga pozitat në Siri të organizatës terroriste DAESH që nga 9 janari, në 5 mijë e 330 goditjet me mbështetje të ndryshme, Turqia neutralizoi 370 terroristë, ndërsa në 167 operacionet ajrore, u neutralizuan 492 të tjerë.

Sipas të dhënave të marra nga burime ushtarake, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme nga pozitat në Siri të organizatës terroriste DAESH që nga 9 janari, Turqia ka ndërmarrë sulme të shumta në kuadër të rregullativave ligjore ndërkombëtare.

Përmes 5 mijë e 330 goditjeve nga Turqia me mbështetje të ndryshme, u shkatërruan shumë depo ku mbaheshin armët, kampe dhe godina që thuhet se përdoreshin si shtabe, ndërsa u neutralizuan 370 terroristë. Po në këtë periudhë, në 167 operacionet ajrore u eliminuan 492 pjesëtarë të DAESH-it.

Burimet e sigurisë njoftuan se në sulmet me avionë të forcave të koalicionit në orën 01:00, u neutralizuan shumë pjesëtarë të DAESH-it dhe u shkatërruan depo armatimi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.