Turqi 4 të vdekur dhe 32 të plagosur

Turqi 4 të vdekur dhe 32 të plagosur

32
SHPËRNDAJE

Tre ushtarë turq janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të kryer këtë 1 Maj nga Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), teksa ishin në krye të detyrës gjatë një operacioni ushtarak në periferinë e Nusaybinit, të provincës juglindore të Mardinit.

Lajmi publikohet nga një deklaratë e Forcave të Armatosura turke. Ndërkohë që sulmi vjen në të njëjtën kohë me atë të ndodhur në provincën tjetër juglindore të Gaziantepit, ku një autobombë shpërtheu pranë portës hyrëse të Komisariatit të Policisë, duke lënë të vdekur një oficer policie.

Sulmi i ndodhur në Mardin vjen vetëm një ditë pasi ushtria njoftoi vdekjen e një kapiteni të qëlluar nga një snajper i PKK-së, sërish në Nusaybin, periferi jo e vetme kjo që është nën shtetrrethim prej 14 marsit, duke qenë se ushtarët kanë qenë duke çmontuar një bombë të vendosur atje nga militantët kurdë.

Nga ana tjetër shefi ushtarak i PKK-së, Cemil Bayik, kishte konfirmuar një javë më parë se “organizata ishte gati të intesifikonte luftimet kundër forcave turke të sigurisë dhe akuzoi presidentin Recep Tayyip Erdogan se po provokon një përshkallëzim të dhunës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.