Turqi-Iran, bashkëpunim doganor

Turqi-Iran, bashkëpunim doganor

37
SHPËRNDAJE

Drejtorët e doganave të Iranit dhe Turqisë kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi që synon lehtësimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe.

Mesut Kerbasiyan dhe Xhinap Ashçi (Cinap Aşçı) në takimin dypalësh trajtuan 25 çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me problemet e barrierat doganore që pengojnë lehtësimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve dhe zhvillimin edhe më tej të marrëdhënieve ekonomike dhe diskutuan mbi rrugët e zgjidhjes së këtyre problemeve.

Pas bisedimeve të dyja palët ranë dakord mbi tekstin e një marrëveshje bashkëpunimi në këtë fushë. Marrëveshja parashikon mbajtjen 24 orë hapur të doganës në Pikën e Kalimit Kufitar “Bzergan-Gürbulağ”, përpjekje të përbashkët kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe kontrabandës së mallrave duke i pajisur doganat me skaner X Ray.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.