Trupat irakiane morën Falluxhan, në shënjestër Mosuli

Trupat irakiane morën Falluxhan, në shënjestër Mosuli

30
SHPËRNDAJE

Forcat irakiane u përpoqën të largojnë DAESH-in nga vatrat e tyre të fundit të rezistencës nga qyteti i Falluxhas, humbja e të cilit shënon një nga humbjet më të rëndësishme që kanë pësuar terroristët në Irak që prej më shumë se dy vitesh.

Me moralin e lartë falë avancimit të tyre në Falluxha, rreth 50 kilometra në perëndim të Bagdadit, forcat e armatosura rifilluan operacionet e tyre në rrethinat e Mosulit, bastioni i fundit i madh i DAESH-it në Irak, që kryeministri Haider al Abadi ka premtuar se “do ta lirojë shumë shpejt”.

Një ditë pas marrjes së qendrës së Falluxhas dhe të Shtabit të Përgjithshëm kryesor qeveritar në të cilin trupat irakiane kanë ngritur flamurin kombëtar, forcat elitë vazhdojnë të përparojnë për të liruar lagjet në veri të qytetit, ku janë ripozicionuar terroristët e DAESH-it.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.