Trump urdhëron gazetarin e CNN të largohet nga Zyra Ovale!

Trump urdhëron gazetarin e CNN të largohet nga Zyra Ovale!

36
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nxjerrë nga Zyra Ovale, gazetarin e rrjetit televiziv CCN, Jim Acosta.

Një veprim i tillë i presidentit amerikan, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kishte ardhur pasi korrespondenti i lartë i rrjetit në Shtëpinë e Bardhë i bëri atij pyetje me akuza racore.

“A keni thënë se doni që më shumë njerëz të vijnë nga Norvegjia? A keni thënë se keni kërkuar më shumë njerëz nga Norvegjia? A është kjo e vërtetë zoti President?”, i është drejtuar Acosta.

“Unë dua që ata të vijnë nga kudo … kudo. Ju faleminderit shumë të gjithëve”, u përgjigj Trump ndërsa Acosta vazhdoi të bënte pyetje.

“Vetëm vendet kaukaziane apo të bardhë, zotëri? Apo doni që njerëzit të vijnë nga pjesët e tjera të botës … njerëz me ngjyrë”, ka vazhduar Acosta.

Trump pastaj është drejtuar kah Acosta dhe thjesht tha, “Jashtë!”

Një person nga stafi i Trump në sfond mund të dëgjohet duke thënë, “Jim, faleminderit”, para se ky i fundit të dilte nga dhoma.

Acosta pastaj ka shkruar në Twitter, duke akuzuar ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë për ta penguar atë të bënte pyetje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.