Trump parashikohet se mund të shkarkohet pas largimit të kreut të FBI-së,...

Trump parashikohet se mund të shkarkohet pas largimit të kreut të FBI-së, dyfishohen kuotimet në baste 

77
SHPËRNDAJE

SHBA- Pas shkarkimit të drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) James Comey gjë që tronditi Uashingtonin, dolën edhe parashikimet e para në kompanitë e basteve online se mund të shkarkohet presidenti Donald Trump.Basti për atë se mund të fillojë procedura e shkarkimit të presidentit amerikan, të mërkurën gati u dyfishua nga 33 për qind në 60 për qind të basteve në këtë temë, deklaroi për France Press Louis Davey, zëdhënësi i kompanisë së basteve online “Paddy Power”.

“Deri tani nuk kemi pasur probabilitet kaq të madh për shkarkimin e Trumpit që prej fillimit të mandatit të tij”, ka thënë Davey.

Trump është në krye të akuzave pas shkarkimit të Comey, i cili mbikëqyrte hetimin për lidhjet e ekipit parazgjedhor të Trumpit me pushtetin rus.

Ky shkarkim përkujton atë të vitit 1973, kur presidenti i SHBA Richard Nixon e ndërroi prokurorin special të ngarkuar për hetim të aferës së përgjimeve të Demokratëve “Watergate” dhe skandaleve tjera gjatë mandatit të tij. Nixon i cili kërcënohej me shkarkim, pas një viti dha dorëheqje, i vetmi në histori të SHBA që e ka bërë këtë.

Agjenci franceze e lajmeve AFP pretendon se asgjë nuk tregon për atë se bastvënësit kanë bazë të mirë për pohimet e tyre, me vlerësim se probabiliteti i shkarkimit të Trumpit paraqet qëndrimin e vetëm një pjese të publikut amerikan. Fakti se Republikanët e Trumpit kontrollojnë Kongresin, tregon se realisht është probabiliteti i vogël se mund të niset shkarkimi i Trumpit, shton agjencia franceze, AFP.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.