Trump nis spastrimin e Departamentit të Shtetit me dorë të hekurt

Trump nis spastrimin e Departamentit të Shtetit me dorë të hekurt

30
SHPËRNDAJE

Gazeta Uashigton Post shkruan se disa zyrtarë të shërbimit të jashtëm, janë informuar se gjatë kësaj jave, atyre nuk do tu kërkohet të qëndrojnë në postet e tyre që i mbajnë prej kohësh dhe që janë nën kontrollin direkt të Shtëpisë së Bardhë.
Zyrtarët në nivel asistent sekretarësh dhe më poshtë janë të përfshirë gjithashtu bëjnë me dije zyrtarë të Departamentit të Shtetit.
Puna e Sekretarit të Shtetit Reks Tillerson sapo është bërë akoma më e vështirët. I gjithë niveli i zytarëve të vjetër që menaxhonin departamentin e shtetit, ka dhënë dorëheqjen, kjo si pjesë e një eksodi masiv e zyrtarëve të vjetër të shërbimit të jashtëm të cilët nuk duan të jenë pjesë e erës Trump, raporton Uashington Post.
Pavarësisht se diplomatët nuk janë pushuar teknikisht, administrata Trump është vendosur të largojë një numër jo të vogël të zyrtarëve të angazhuar në Divizionin e 13 të Departamentit të Shtetit, përgjegjëse për politikat sigurinë dhe çështje të tjera.
Këto pozicione mund të zëvendësohen na zyrtarë të tjerë të Shërbimit të Jashtëm ose me ekspertë të jashtëm të politikave. Në administratat e shkuara, shumë prej këtyre ekspertëve kanë mbajtur postet edhe kur Shtëpia e Bardhë ka ndryshuar duar.
Fillimisht u raportua se numri 2 i Departamentit të Shteti, nënsekretari për menaxhimin Patrick Kennedy po synohej të zëvendësohej nga administrata Trump. Kennedy ka mbajtur këtë post për gati 9 vite dhe ishte i angazhuar në mënyrë active në kalimin e pushtetit ndërsa synonte që ta mbante sërish postin nën drejtimin e Tillerson.
Por papritur të mërkurën pasdite, Kennedy dhe 3 nga zyrtarët e tij më të lartë, dhanë dorëheqjen në mënyrë krejt të papritur. Asistent sekretari i Shtetit për Administratën Joyce Anne Barr, Asistent Sekretari i Shtetit për Cështjet Konsullore Michele Bond dhe Ambasador Gentry O. Smith, drejtor i zyrës së jashtme të misioneve, ishin në rradhë ato që e ndoqën Kennedyn. 
Të gjithë këta janë zyrtarë të lartë karriere në shërbimin e jashtë dhe kanë shërbyer në të dy administratat si atë Republikane ashtu edhe në atë Demokrate me Obamën.
 Për më shumë, Asistent Sekretari për Sigurinë Diplomatike Gregory Starr dha dorëheqjen në 20 Janar dhe po ashtu në të njëjtën ditë edhe drejtori i Byrosë së Jashtme për Operacionet, Lydia Muniz.
Kjo shënon një spastrim total të zyrtarëve të vjetër të cilët merreshin më herët me menaxhimin e Departamentit të Shtetit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.