Tornado në SHBA, humbin jetën 20 persona

 Tornado në SHBA, humbin jetën 20 persona

29
SHPËRNDAJE

Stuhi të fuqishme kanë goditur pjesë të Shteteve të Bashkuara në dy ditët e fundit, duke vrarë rreth 20 njerëz dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Erërat e forta dhe shirat të hënën goditën rajonet në brigjet e Oqeanit Atlantik, pasi një tornado rrafshoi një park me shtëpi portative në shtetin jugor të Xhorxhias.
Tornadot goditën edhe rajone të Misisipit, Luizianës dhe Karolinës Jugore. Ndërsa gjatë fundjavës, Kalifornia u godit nga stuhia e tretë më e fuqishme e shiut brenda këtij muaji.
Xhorxhia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Kërkimet për personat e zhdukur, mes tyre një vajzë dy vjeçare të cilën e kapi stuhia,po vazhdojnë. Zyrtarët thonë se stuhia ishte më e rëndë sesa ajo që fillimisht raportoi media. Chris Cohilas jeton në Kontenë Dougherty
“Stuhia ka shkatërruar shtëpi, magazinat e fruta-perimeve dhe ka dëmtuar rëndë bazën logjistike të Korpusit të Marinës.”
Një tornado goditi shtëpitë përgjatë lumit Cane në Luiziana. Howard Johnson nga qyteti Natchez u zgjua kur shtëpia e tij portative u përmbys.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.