Territoret palestineze – 1899 fëmijë të arrestuar brenda 6 muajve nga Izraeli

Territoret palestineze – 1899 fëmijë të arrestuar brenda 6 muajve nga Izraeli

27
SHPËRNDAJE

Sipas një raporti të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) forcat izraelite të sigurisë gjatë gjashtë muajve të fundit kanë arrestuar së paku 1.899 fëmijë palestinezë në territoret e pushtuara.

Forcat izraelite të sigurisë gjatë gjashtë muajve të fundit kanë arrestuar së paku 1.899 fëmijë palestinezë në rajonin e Bregut Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Gazën e pushtuar.

Me rastin e Ditës së Fëmijëve palestinezë, Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP) shpalosi një raport për arrestimin e fëmijëve palestinezë që nga fillimi i kryengritjes palestineze kundër pushtimit izraeli,t i cili filloi në tetor të vitit të kaluar.

Në raport thuhet se numri i të miturve të arrestuar përbën 37 për qind të numrit të përgjithshëm të palestinezëve, të cilët ushtria izraelite i ka arrestuar në gjashtëmujorin e kaluar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.