Teksas:27 jete te humbura dhe 24 të plagosur nga sulmi në kishë

Teksas:27 jete te humbura dhe 24 të plagosur nga sulmi në kishë

30
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Teksas të Amerikës. Të paktën 27 persona kanë humbur jetën, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një kishë në Teksas gjatë meshës së të dielës.

Sulmi ndodhi në kishën Baptiste në Sutherland Springs, në kontenë Willson. Një zyrtar i policisë në vendngjarje konfirmoi se të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur. Sipas mediave lokale janë mbi 24 të plagosur, shifër që mund të shkojë deri në 30,


Ende nuk dihet motivi i autorit, derisa mediat lokale kanë raportuar se personi i armatosur hyri në kishë rreth orës 11.30 minuta sipas orës lokale.Devin Patrick Kelley autori i masakres 

Njeriu që hapi zjarr gjatë Meshës brenda një kishe në Teksas duke vrarë të paktën 26 vetë, përfshi edhe një fëmijë 2-vjeç, është identifikuar si një mësues 26-vjeçar i studimit biblik i cili u shkarkua nga Forcat Ajrore Amerikane pasi kishte dhunuar bashkëshorten dhe fëmijën e tij.
Devin Patrick Kelley, një baba i martuar, i veshur me të zeza u fut në Kishën Baptiste të Sutherland Springs, me një armë në dorë dhe filloi të qëllonte drejt njerëzve, sipas burimeve lokale të zbatimit ligjor.

Sulmi ndaloi vetëm kur Kelly i lindur në rrethinat e San Antonios, u konfrontua nga një banor hero i zonës, i cili qëlloi vrasësin pasi ai u largua nga kisha. Kelley u vra nga ky banor, i cili nuk ngurroi ta gjëmonte me makinë edhe pse ai ishte i armatosur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.