Statusi ne rrjetet sociale i kushtoi jeten 16 vjecares

Statusi ne rrjetet sociale i kushtoi jeten 16 vjecares

94
SHPËRNDAJE

 Një adoleshente e cila vuante ngangacmimi në rrjetet sociale është gjetur e vdekur vetëm disa ditë pasi kishte postuar në Facebook një status lidhur me këtë fenomen.

16-vjeçarja Britney Mazzoncini nga Skocia, vetëm pak ditë para se të vdiste shkroi në Facebook se i kishte ardhur “në majë të hundës”me njerëzit që e tallnin vazhdimisht, duke theksuar se do t’i bllokonte të gjithë ata që e fyenin. Gjithashtu ajo u kërkoi që ta fshinin nga rrjeti social nëse ata që e shqetësonin kishin diçka personale me të. Ajo gjithashtu përmes postimit të saj fyeu edhe miqtë fallco për sjelljet e pahijshme të tyre.

Pas kësaj ngjarje tragjike prindërit e adoleshentes kanë postuar foton e të bijës e cila humbi jetën nga ky fenomen. Të pyetur nëse ngacmimi në rrjetet sociale kishte të bënte me vdekjen e saj u shprehen të sigurtë se kjo ishte arsyeja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.