Shqetësime në rritje në Detin e Kinës Jugore

Shqetësime në rritje në Detin e Kinës Jugore

80
SHPËRNDAJE

Ministrat e Punëve të Jashtme të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) shfaqën shqetësimin e tyre serioz për çështjen e zonës së kontestuar në Detin e Kinës Jugore, sipas një deklarate me tone të larta publikuar sot në Kinë.

“Ne shprehim shqetësimin tonë serioz për zhvillimet e fundit dhe ato aktuale që çuan në humbjen e besimit dhe rritjen e tensioneve duke vënë në pikëpyetje paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore”, bëhej e ditur në tekstin e deklaratës.

Mesazhi përbën një sinjal të fortë diplomatik drejtuar Kinës në territorin e saj nga ASEAN-i, që synon të dënojë në këtë formë iniciativat e Pekinit në ujërat e kontestuara.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.