SHBA:Clinton dhe Trump prane fitores per kanditurat per President

SHBA:Clinton dhe Trump prane fitores per kanditurat per President

35
SHPËRNDAJE

Pesë shtete nisën sot procesin e votimit për primaret amerikane, ku Hillary Clinton shpreson të shënojë një epërsi të dukshme në kampin e demokratëve dhe Donal Trump duke kaluar në kundërofensivë për të frenuar kundërshtarët e tij republikanë.
Qendrat e para të votimit u hapën rreth orës 06:00 (10:00 GMT) në Konektikat ku miliona shtetas amerikanë do t’i drejtohen kutive të votimit në Delaware, Maryland, Rhode Island dhe në Pensilvani.
Gjithsesi asnjë nga dy pretendentët nuk mund të fitojë shumicën e nevojshme të delegatëve për fitoren e partisë së tyre.
Me një numër të madh delegatësh në garë, shumë pranë qëllimit shfaqet kryesisht Hillary Clinton e cila tashmë ka shënuar një avancim thuajse të pakapërcyeshëm ndaj rivalit të saj, senatorit Bernie Sanders.
Sipas sondazheve të fundit, Hillary Clinton është pozicionuar shumë mirë në dy shtetet e mëdha, Pensilvani dhe në Maryland. Qendrat e votimit do të mbyllen rreth orës 20:00. (00:00 GMT)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.