SHBA pezullon kontaktet  me Rusinë per konfliktin në Siri.

SHBA pezullon kontaktet  me Rusinë per konfliktin në Siri.

40
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara pezulluan kontaktet dypalëshe me Rusinë lidhur me konfliktin në Siri.
Në një deklaratë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby tha të hënën se ‘Shtetet e Bashkuara po pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në kanalet dypalëshe me Rusinë që ishin vendosur për të mbështetur ndërprerjen e luftimeve. “Nuk është një vendim që u mor lehtë’, tha ai.
Javën e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kërcënoi se do t’u jepej fund bisedimeve me Rusinë për shkak të bombardimeve të saj të vazhdueshme në qytetin sirian të Aleppo.
SHBA, tha Departamenti i Shtetit, nuk kanë kursyer asnjë përpjekje për zbatimin e marrëveshjes me Rusinë për pakësimin e dhunës, por fatkeqësisht Moska nuk i mbajti angazhimet.
Përkundrazi, thuhej në deklaratën e DASH, Rusia dhe regjimi sirian zgjodhën të ndjekin një kurs ushtarak, siç duket edhe nga shtimi i sulmeve të tyre ndaj zonave civile, ku kanë vënë shënjestër objekte të rëndësishme civile, si spitalet.
Në deklaratë përmendej sulmi i 19 shtatorit ndaj një autokolone humanitare me ndihma.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.