SHBA nuk ka hequr dorë nga plani i paqes per Sirine

SHBA nuk ka hequr dorë nga plani i paqes per Sirine

45
SHPËRNDAJE

 SHBA-ja nuk ka hequr dorë nga dosja siriane dhe nga plani i paqes në këtë shtet të rrënuar nga lufta, pavarësisht pezullimit të bashkëpunimit me Rusinë, u shpreh sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Nga ana e saj Moska, me anë të një deklarate të zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov njoftoi se aspironte që “urtësia politike” të mbizotëronte në Uashington dhe se kontaktet për këtë çështje mjaft delikate ishin të nevojshme për të shpëtuar paqen dhe sigurinë.
Kreu i diplomacisë amerikane ishte sigurisht zyrtari i fundit amerikan që beson në një bashkëpunim diplomatik dhe ushtarak me Moskën për të gjetur një rrugëzgjidhje të krizës në Siri, por i është dashur të artikulojë njoftimin e djeshëm nga Shtëpia e Bardhë për bllokimin e dialogut amerikano-rus kryesisht për shkak të disfatës në armëpushimin e fundit dhe në zgjatjen e luftimeve në qytetin e Alepos.
“Do të doja të isha mjaft i qartë me opinionin mbarë botëror. Nuk do ta lëmë të përgjunjet popullin sirian, nuk do ta braktisim kurrë vazhdimësinë e paqes, nuk do të dezertojmë kurrë nga fushëbeteja”, u shpreh Kerry në një fjalim për lidhjet transatlantike në Bruksel, në fondacionin ”German Marshall”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.