SHBA dërgon bombarduesit bërthamorë pranë Koresë se Veriut

SHBA dërgon bombarduesit bërthamorë pranë Koresë se Veriut

22
SHPËRNDAJE

SHBA ka vendosur sulmuesit bërthamore në Gadishullin Korean, ndërkohë që tensionet me Korenë e Veriut rriten cdo ditë e më shumë, raporton “Daily Star”.
Lideri i shtetit vetmitar, Kim Jong-un, ka lëshuar katër raketa balistike në një paralajmërim të rrezikshëm për Donald Trump dhe rajoni, të hënën në mëngjes.
Por presidenti amerikan është duke dërguar avionët bombardues “ B-1” dhe “B-52” të cilët janë ndërtuar për të kryer sulme bërthamore, një shfaqje forcë kjo, kundër Mbretërisë së Kim.
Gjithashtu avionët më të përparuar në botë, “F-35B “ do të mbërrijë në Korenë e Jugut javën e ardhshme.
Kim mësohet se i lëshoi 4 raketat e të hënës me qëllim që të arrinte bazën amerikane nga ana tjetër e detit, raportojnë mediat britanike.
Në përgjigje, si Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë pjesë në operacione të përbashkëta, ku njësitë ajrore, detare dhe tokësore kanë marrë pjesë në stërvitje ushtarake.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.