Sekreti që po i fshihet njerezimit ,pritet te thuhet nga Putin 

Sekreti që po i fshihet njerezimit ,pritet te thuhet nga Putin 

182
SHPËRNDAJE

Presidenti i Amerikës Donald Trump refuzoi ta bëjë, por kreu i shtetit të Rusisë, Vladimir Putin është gati të zbulojë ekzistencën e alienëve.
Steve Bassett, shefi ekzekutiv i Grupit Paradigm Research (PRG), është i vetmi lobist i regjistruar në Shtetet e Bashkuara për zbulimin e informacionit “mbi alienët dhe UFO-t”.
Ai dhe konspiracionistët e tjerë në mbarë botën, besojnë se qeveritë, si amerikane ashtu dhe në vendet e tjera kanë punuar për të mbajtur sekret ekzistencën e jashtëtokësorëve që nga incidenti i Roswell-it në vitin 1947.
Teoria e tij është që vizitorët e huaj nga hapësira përtej botës sonë kanë ndihmuar ushtarakët anembanë globit të zhvillojnë armë moderne duke përdorur teknologjinë e huaj.
Bassett ka pohuar se autoritetet e SH.B.A.-së nuk do ta thyejnë këtë “embargo të së vërtetës”, sepse mund të “shkelë Kushtetutën e SHBA”, si dhe të kenë një ndikim në fenë, mbi ekonominë dhe sundimin e ligjit.
Por tani ai pretendon se Vladimir Putin mund të jetë në prag të zbulimit të asaj që do të ishte sekreti më i madh që është ruajtur për shumë kohë në botë. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.