Schauble: Nuk ka politika stimuluese të taksave në Evropë pavarësisht masave të...

Schauble: Nuk ka politika stimuluese të taksave në Evropë pavarësisht masave të Londrës

48
SHPËRNDAJE

Projektet e Londrës për të ulur në mënyrë të ndjeshme taksat ndaj korporatave në Britaninë e Madhe nuk do të na orientojë drejt një gare të normës më të ulët tatimore në Evropë, njoftoi sot ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble.

“Ne nuk kemi si qëllim të nisin një garë në lidhje me normën më të ulët të taksave”, deklaroi ministri gjatë një konference shtypi në Berlin, duke përdorur shprehjen angleze ”race to the bottom” (garë deri në fund).

Homologu i tij britanik George Osborne shprehu qëndrimin e tij për të ulur normën e tatimit për korporatat në më pak se 15 për qind, në valën e vendimit britanik për daljen nga BE-ja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.