Rusisë po i shterojnë paratë

Rusisë po i shterojnë paratë

38
SHPËRNDAJE

Të ardhura të ulta nga nafta, sanksione, probleme strukturore – ekonomia ruse ndodhet në krizë, rezervat po shkojnë drejt fundit. Megjithatë konfliktet me perëndimin nuk do të shuhen, madje mund të shtohen.

Rusia vuan nga kriza ekonomike. Në vitin e kaluar kapaciteti ekonomik i vendit ra me 3,8 %, ndërsa për këtë vit, Banka Botërore pret një rënie tjetër me 1,9%. Vendi përballet me një listë të gjatë problemesh: Fillimisht çmimi i naftës, i cili në dy vitet e fundit gati është përgjysmuar. Shteti dhe firmat kanë tani shumë më pak të ardhura.

Stefan Meister, ekspert gjerman i Shoqërisë Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) thotë se „është e vështirë të financosh buxhetin me këto çmime të gazit dhe naftës.” Qeveria mund t’i mbushë vrimat buxhetore duke vënë në përdorim rezervat e fondeve shtetërore, të cilët para disa vitesh sillnin shumë fitime, për shkak të bumit të biznesit energjitik.

Sanksionet e Perëndimit, një reagim pas aneksimit të Krimesë dhe konfliktit me Ukrainën e kanë rritur presionin. Tregtia ka pësuar goditje të fortë, madje nga kjo vuan edhe tregtia gjermane e automjeteve dhe prodhimit të makinerive. Për Rusinë është më e vështirë, sepse sanksionet vështirësojnë financimin e investimeve.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.