Rusia pezullon marrëveshjen me ShBA për sigurinë e peracioneve ajrore në Siri

Rusia pezullon marrëveshjen me ShBA për sigurinë e peracioneve ajrore në Siri

22
SHPËRNDAJE

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se ka pezulluar marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për siguri gjatë operacioneve ajrore në Siri.

Në deklaratën me shkrim e bërë nga Ministria e Jashtme e Rusisë thuhet se goditja e SHBA-ve e bazës ajrore Shajrat në Siri cilësohet si një sjellje të “pamenduar”.

Në deklaratën në fjalë theksohet se Rusia ka pezulluar marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-të për parandalimin e ngjarjeve të padëshiruara dhe për ofrimin e sigurisë gjatë operacioneve ajrore në Siri.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar për të parandaluar ballafaqimin e avionëve luftarak të dyja vendeve në hapësirën ajrore të Sirisë.

Ministria e Jashtme ruse, e cila ftoi anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në një mbledhje urgjente, bëri pretendime edhe në lidhje me operacionet e ShBA-së në Siri.

Ndër të tjera në deklaratën pretendohet se “Është e qartë që SHBA-ja ka planifikuar më parë sulmin ndaj bazës ajrore të regjimit para sulmit me armë kimike”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.