Rusia me gardë kombëtare për luftimin e terrorizmit

Rusia me gardë kombëtare për luftimin e terrorizmit

20
SHPËRNDAJE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia është duke e krijuar një gardë kombëtare për ta luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar.

“Vendimi është marrë; ne do ta krijojmë një trup të ri federal me fuqi ekzekutive”, ka thënë sot Putin gjatë një takimi me zyrtarët kryesorë të sigurisë, në Kremlin.

Garda Kombëtare do të krijohet bazuar në trupat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka thënë presidenti rus.

Ai shtoi se agjencia ruse e luftimit të drogës dhe shërbimet federale për Migrim tani do të jenë vartëse të Ministrisë së Brendshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.