Rusia harxhon 4 milionë $ në ditë në Siri

Rusia harxhon 4 milionë $ në ditë në Siri

30
SHPËRNDAJE

Faqja Kryesore EKONOMIA Rusia harxhon 4 mili…
Rusia harxhon 4 milionë $ në ditë në Siri

Sipas burimeve të ndryshme operacionet në Siri i kanë kushtuar Rusisë deri më tani 700 milionë dollarë, gjë që do të thotë se Rusia çdo ditë harxhon në Siri 4 milionë dollarë.

19.05.2016 ~ 18.05.2016
rusya suriye siviller
Rusia, ekonomia e së cilës po përjeton ditë të vështira, në kuadër të operacioneve në Siri, deri në muajin mars ka shpenzuar afërsisht 700 milionë dollarë, ndërkohë që për shkak të vazhdimit të operacioneve kjo faturë do të vazhdojë të rritet, raporton agjencia turke e lajmeve AA.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në deklaratën që bëri javën e kaluar, shpalosi se që nga 30 shtatori, kur filloi ndërhyrja ushtarake ruse në Siri, Rusia ka realizuar shumë se 10 mijë fluturime, me të cilat ka goditur mbi 30 mijë objektiva, ka lëshuar nga ajri dhe deti 115 raketa të komanduara dhe janë realizuar 178 fluturime për bombardime me rrezatim të gjatë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së, Ben Moores, analisti për çështjet e aviacionit dhe sigurisë në organizatën ndërkombëtare për kërkime – IHS, theksoi se njësitë ruse ende vazhdojnë të kryejnë operacione intensive në Siri dhe se fatura e operacioneve ruse po rritet.

Duke u shprehur se nuk e konsideron shumë reale deklaratën e Putinit, i cili kishte thënë se operacionet e Rusisë në Siri për periudhën 30 shtator 2015 – 15 mars 2016 kishin kushtuar 460 milionë dollarë, Moores tha se “Sipas llogaritjeve tona, kjo shifër është rreth 700 milionë dollarë.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.