Rusia dislokon raketa berthamore ne dyert e NATOS-s

Rusia dislokon raketa berthamore ne dyert e NATOS-s

30
SHPËRNDAJE

– Rusia dislokoi sërish raketa Iskander me kapacitet për t’u pajisur me mbushje bërthamore në enklavën e Kaliningradit, në kufi me dy shtetet e NATO-s, njoftoi sot Vilnius, duke bërë të ditur se objektivi i Moskës është të marrë nga Perëndimi konsensusin për çështjen e Sirisë dhe Ukrainës.
Sipas Lituanisë, dislokimi i sistemeve të raketave rrezikon të shkelë traktatin kyç për armët bërthamore. Polonia ka reaguar gjithashtu e indinjuar nga ky veprim.
“Rusia po kryen aktualisht monovra ushtarake në Kaliningrad dhe skenari i saj parashikon dislokimin e sistemeve të raketave Iskander me mundësinë e përdorimit”, deklaroi për median ministri lituanez i Punëve të Jashtme, Linas Linkevicius.
“Trajektorja e këtyre raketave me kapacitet për t’u pajisur me mbushje bërthamore është rreth 700 kilometra. Berlini duhet gjithashtu të jetë i kujdesshëm ndaj këtyre raketave, pasi kjo enklavë është plotësisht e izoluar nga territori rus që shtrihet midis Lituanisë dhe Polonisë”, theksoi ai

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.